April 29, 2024

Ariana Grande është artistja me më së shumti abonent në YouTube

Ariana Grande e kaloi Taylor Swiftin dhe Katy Perryn si artistja më e kërkuar në YouTube.

Tani ka më shumë se 32.5 milionë abonentë, krahasuar me Swiftin, e cila ka 32.28 milionë dhe Perryn me 32.24 milionë.

Videot e saja muzikore gjithashtu regjistrojnë të dhëna enorme të shpërndarjes në internet.

Hiti i fundit “7 Rings”, tekstin e së cilit e ka shkruar shqiptarja Njomza Vitia, u shikua 23.6 milionë herë gjatë 24 orëve të para.

Edhe kënga “Break Up With Your Girlfriend, I’m Dored” është e dyta në listën e videove që kishin më shumë shikime në 24 orët e para. Ajo u shikua 21.9 milionë herë në YouTube.

Facebook Comments

MineralHygienics.com