April 27, 2024

Analize nga Besnik Mustafaj per deklaratën e Ambasadës Amerikane

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj konstaton se deklarata e sotme e Ambasada Amerikane është në favor të kauzës së opozitës. Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj kërkon gjithashtu nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që të lexojë mirë frymën anti-qeveri dhe të hartojë një strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë nga poshtë.

“Tek deklarata e ambasadës ka një nuancë që ka munguar në reagimet e mëparshme. Në deklaratën e ambasadës nuk kemi thirrje për qytetarët amerikanë, që të shmangin rrugën.  ShBA nuk ka informacione se do të këtë dhunë. Këshilla për të ruajtur stabilitetin është rutinore dhe e domosdoshme. Se ka një padurim të popullit opozitar shqiptar për të patur rezultat nga protesta, ka.

Unë shpresoj se Basha me ekipin e tij e lexojnë mirë këtë gjë dhe do të ndërtojnë strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë poshtë.  Një lëvizje antisistem do të nxirrte jashtë lojë edhe opozitën edhe maxhorancën, siç ka ndodhur edhe në vendet evropiane. Jemi brenda mundësive të udhëhiqet politikisht pakënaqësia. Konkluzioni i Majkos është i vetmi realist që vjen nga mazhoranca.

Opozita shqiptare duhet të ketë një ndryshim programor për t’iu përgjigjur pakënaqësisë, sidomos të rinjve. Pjesëmarrje tregon përmasat e pakënaqësisë. Përmasat e opozitës kanë shumë rëndësi për të matur pakënaqura”, përundoi Mustafaj.

Duke u ndalur tek përplasjet e sotme në Kuvend dhe hedhjen e bojës nga Paloka në drejtim të Ramës, Mustafaj tha se metoda e zgjedhur nga deputeti i PD-së ishte simbolike dhe shumë argëtuese.

Facebook Comments

MineralHygienics.com