May 18, 2024

11-vjetori i Pavarësisë, media në Kosovë: Edi Ramen në parlament e zuri gjumi

Kryeministri Rama ishte sot në Prishtinë me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përveç incidentit që pari me kryeministrin Ramush Haradinaj, teksa ky i fundit refuzoi ta përshëndeste, mediat e atjeshme kanë kritikuar edhe sjelljen e tij gjate parakalimit të Forcave të Armatosura dhe në parlament.

Një ndër gazetat me të rëndësishme, ‘Zëri’ shkruan se Rama u pa gjatë gjithë kohës duke komunikuar në telefon, çka reflekton mungesë respekti për koleget. Po ashtu, shton se në një moment kryeministrin e Shqipërisë e zuri gjumi ne parlamentin e vendit.

“Qëndroi shumë gjatë në telefon, e nuk i dha dorën asnjë lideri të shtetit, madje biseda e tij telefonike ishte aq e gjatë sa nuk i mbaroi gjerë në fillim të parakalimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Përveç kësaj, sikur të pa vlerë Edi Rama e pa sot edhe seancën e Kuvendit të Kosovës në 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku kryeministri i Shqipërisë bëri një gjumë të thellë, derisa ne Kuvend flitej per çështjet e fundit me të rëndësishmet për vendin tonë”, raporton gazeta ‘Zëri’ ne nje artikull me titullin: “Edi Rama në stil të Berluskonit, qytetarët e Kosovës i dërgojnë ‘selame’!”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com