December 3, 2024

Spiropali dhe Balla u shmangen përgjigjeve

Pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku deputeti i PD, Edi Paloka spërkati me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama janë prononcuar për mediat ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ndërsa e kanë cilësuar aktin si një veprim të turpshëm, ata nuk kanë pranuar të përgjigjen për gazetarët, kur i pyetën nëse do të kërkonin falje për përqeshjet që i bën kryeministri Rama përfaqësuesve të opozitës.

“Në seancën e ardhshme PS do të depozitojë kërkesën për shkarkimin nga posti të Edi Palokës”, u shpreh Balla, ndërsa Spiropali e cilesoi si një akt të turpshëm dhe si një veprim që nuk duhet të ndodhë.

Të dy përfaqësuesit e PS kanë komentuar incidentin në Kuvend dhe më pas janë larguar pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com