December 23, 2024

Paloka: Është vetëm fillimi i 16 shkurtit; Rama nuk ka parë asgjë akoma

Deputeti Edi Paloka ka folur nga selia e Partisë Demokratike për incidentin e ndodhur sot në sallën e Kuvendit. Spërkatjen me bojë që i bëri kryeministrit Edi Rama, Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij, “por hakmarrje e qytetarëve që vidhen.”

“Ai Parlament është përjashtuar nga populli”, tha deputeti demokrat.

Paloka paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa veprimin e sotëm e konsideroi vetëm fillimin e protestës që do të kulmojë më 16 shkurt në Tiranë.

“Është vetëm fillimi i 16 shkurtit. Thojini që nuk ka parë asgjë akoma”, u shpreh Paloka.

Lidhur me ngjarjen, Garda e Republikes dhe Policia e Shtetit kanë reaguar duke e konsideruar agresion me solucion kimik ndaj Ramës, si dhe kanë nisur procedim penal ndaj deputetit demokrat.

Shiringa me të cilën Paloka spërkati me bojë kryeministrin Rama

Facebook Comments

MineralHygienics.com