December 23, 2024

Basha/“Ky është morti i dytë ku jeni i pranishëm sot zoti Xhaferi”

Pasi dha mbështetjen e opozitës për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shfrytëzuar pikën e vetme të rendit të ditës për të lëshuar akuza ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përveç mortit në Shkup ku humbën jetën 14 persona në një aksident, Basha iu drejtua Talat Xhaferit, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i pranishëm në sallë, duke theksuar se morti i dytë ku ai është i pranishëm sot ka të bëjë me rrëzimin e shtetit dhe demokracisë në Shqipëri.

“Le të mos jemi as hipokritë dhe as të pasinqertë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO erdhi pas një përballje të fortë me një Qeveri dhe një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Ky është morti i dytë ku jeni i pranishëm zoti Xhaferi. Mori i rënies së shtetit dhe demokracisë në Shqipëri. Jeni në një sallë që quhet Kuvendi i Shqipërisë, po i mbushur me njerëz që nuk janë këtu si pjesë e vullnetit të shqiptarëve. Kjo është aryseja përse ne nuk mund të festojmë bashkë me ju, edhe pse na bëhet qejfi kur dëgjojmë se ju mund të merrni edhe dirtën jeshile për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Kryeopozitari shqiptar theksoi se vendi ynë po kalon një krizë totale, ndërkohë që më 16 shkurt do të organizohet protesta më e madhe e shqiptarëve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com