December 23, 2024

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave me propozimin e Kryeministrit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk dihen arsyet e lirimit të detyrës së tij, ndërsa kjo lëvizje vjen pas shkarkimit të Niko Peleshit si ministër i Bujqësisë dhe emërimit në vend të tij të Bledi Çuçit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com