December 23, 2024

Gjylameti ‘kapet’ sërish me Daden pasi kritikoi Ramën

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i është përgjigjur sërish ish-deputetes së PS, Arta Dade.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjylameti akuzon gazetën e majtë, në pronësi të djalit të Dades, se po e sulmon më fjalë fyese pas kritikave publike që lëshoi ndaj ish-deputetes.

“Që kur unë shkruajta dashamirësisht dy fjalë për prononcimin tënd, gazeta e djalit tënd më ktheu në tabelë qitje. A të jetë vallë rastësi?”, i shkruan ndër të tjera Gjylameti-Dades, e cila gjatë ditëve të fundit u shpreh në media se kryeministri Rama po qeveris më keq sesa mazhorancat e kaluara.

Reagimi i plotë i Gjylametit:

E dashur Arta,

Që kur unë shkruajta dashamirësisht dy fjalë për prononcimin tënd, gazeta e djalit tënd më ktheu në tabelë qitje.

A të jetë vallë rastësi?
Nuk e besoj!
Edhe ti shoqe e di që nuk është rastësi. Sulmohem me fjalë rrugësh dhe akuzohem për faje që nuk i kam bërë kurrë. S’ka problem, jam mësuar siç u mësove edhe ti me sulmet e padenja në adresën tënde, kur ishe këtu ku jam unë sot. Por çka ti me siguri nuk do e kishe pranuar kurrë do të ishte të sulmoheshe në nder e në dinjitet nga djali im!

Unë edhe këtë e pranoj si pjesë të një kulture të vjetër e të shëmtuar që aq dëm i bëri PS në të shkuarën: Të gjithë kundër të gjithëve!

Fatmirësisht ajo kulturë edhe pse jo e varrosur përfundimisht, nuk ka më fuqi ta dëmtoje PS-në dhe mbase kjo është edhe merita më e madhe e Edi Ramës dhe e gjeneratës tonë. Kjo është padyshim edhe arsyeja pse ti dhe ndonjë tjetër tanimë tek – tuk nuk bëni dot paqe me idenë se me Edi Ramën në krye të PS, s’ka më shanse për gjoba e për kërcënime në emër të parimeve dhe në këmbim të posteve. Sidoqoftë ftesa ime për kafe mbetet në fuqi dhe unë të vlerësoj për gjithë sa bëre në të mirë të PS. Qofsh mirë Arta dhe mos ki asnjë merak, PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba.

Facebook Comments

MineralHygienics.com