Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme emërimin e dy zv.ministrave të rinj të Arsimit.
Bëhet fjalë për Redi Shtinon dhe Lorena Haxhiun, duke shkuar kështu në katër numri i zëvendësministrave në këtë dikaster, bashkë me Shpati Kolgegën dhe Kostandin Shkurtin.
Ata zënë vendin e Besa Shahinit, e cila nga zv.ministre mori postin e Lindita Nikollës, pas shkarkimit nga kryeministri Rama në dhjetor të 2018-ës, si dhe vendin e Taulant Mukës, i cili dha dorëheqjen dy javë pas emërimit.
Dy zyrtarët e rinj nuk janë emra të panjohur.
Redi Shtino ka mbajtur edhe më herët këtë post. Ai ka qenë zv.ministër në 2016-ën, kohë kur ministrinë e drejtonte Lindita Nikolla, por nuk dihen arsyet pse u tërhoq nga ky pozicion.
Redi Shtino
Ndërkohë, Lorena Haxhiu ka mbajtur postin e drejtoreshës për rininë në Ministrinë e Arsimit dhe ka prezantuar disa emisione televizive.