December 23, 2024

Babai polic u vra në 2010-n, kolegët e të ndjerit surprizojnë të bijën 10-vjeçe

Sonja është vajza 10 vjeçe e e Roland Likës, policit nga Vlora i cili ndërroi jetë në me 10 tetor 2010 në përballje me bandat.

Shokët e kolegët e të atit, kanë surprizuar vajzën 10 vjeçare duke i mundësuar një udhëtim nga Vlora në Dardhë, për të kaluar një ditëlindje ndryshe.

Është ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka treguar sot  gjestin e policëve, në një konferencë me temë “Për një Shqipëri pa kanabis”.

Ministri u shpreh se që kur ka marrë detyrën, takimet më të gjata kanë qenë me familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

“Takimet më të gjata kanë qenë ato me familjet e punonjëste të policisë të vrarë në krye të detyrës. Shqëipëria ka tragjikisht shumë heronj të policisë të vrarë në harkurn e pak viteve.

“Do të bëjmë gjithçka mundemi për të trajtuar me respekt familjet e policëve të rënrë në detyrë’, u shpreh Lleshaj, ndërsa shtoi se janë 224 heronj që kanë ndërruar jetë në detyrë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com