Një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është arrestuar dje pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një studente të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër.
Madje, studentët pretendojnë se efektivi ka hyrë në tualetin e fakultetit dhe aty ka ngacmuar një vajzë.
Pas ngjarjes, sot studentët e universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ kanë protestuar para komisariatit të policisë në Shkodër.
Të ulur këmbëkryq para godinës së komisariatit, studentët protestojnë kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale, referuar edhe nga rasti i videos së policit të Malësisë së Madhe, sipas denoncimit në media të një 15-vjeçareje.