December 25, 2024

Lleshaj vë në dyshim denoncuesin: Kemi që mbrëmë që e kërkojmë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është nisur mëngjesin e sotëm drejt Malësisë së Madhe, një ditë pas arrestimit të policit Berhan Bajrakurtaj.

Arrestimi i tij lidhet me publikimit e një videoje erotike dhe sipas denoncimit nga ‘news bomb’ ia dërgonte një vajze 15-vjeçare në zonën Gruemirë.

Sot, Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në Malësi të Madhe, ndërsa në një prononcim për gazetarët ai ka ngritur dyshime për denoncuesin e videos.

“Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin dhe të gjitha organet e drejtësisë u angazhuan, por nuk gjendet. Pyetja themelore që duhet të keni ju dhe ne bashkë”, tha ministri, por u pyet nga gazetarët se pse u arrestua polici, kur s’ka ende një denoncues.

“Duam të parandalojmë cdo mundësi intimidimi denoncuesi potencial. Fakti që s’kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën duam ta sqarojmë shpejt”, u shpreh Lleshaj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com