December 23, 2024

Konferencë ‘live’ midis Shqipërisë dhe Italisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologët e tyre në Itali, ku kanë dhënë informacione për mega-operacionin që goditi katër grupe kriminale që trafikonin kanabis dhe armë.

Zyrtarët italianë kanë falenderuar homologët shqiptarë për bashkëpunimin, ndërkohë që operacioni u organizua nga skuadra e para e përbashkët midis dy shteteve, e krijuar në vitin 2016-të. Përveç kanabisit dhe armëve, këto grupe kryenin edhe trafikun e kokainës dhe heroinës, të destinuara për tregun evropian.

Prokuroria e Leçes ka lëshuar 27 urdhër-arreste dhe gjashtë prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri.

Të arrestuarit në vendin tonë janë shtetasit:

Luka Beqiraj

Bilbil Kabello

Arbnor Hoxhaj

Denis Pashaj

Kujtim Elmazi

Kristian Llanaj

Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar në Itali janë:

Dorian Alikaj

Altin Avduramani

Ajet Cepaj

Klaudio Fani

Artur Malo

Raul Xheninaj

Dy shqiptarë përfshirë në këtë grup ndodhen aktualisht të burgosur në Shqipëri, një tjetër shqiptar ndodhet i burgosur në Mal të Zi, ndërsa gjashtë shqiptarë tjerë ndodhen në kërkim.

Operacioni dy vjeçar është shtrirë në Shqipëri në të paktën tre qytete: Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com