December 24, 2024

Detaje/ Kush është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit

Zbardhen detaj të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot banorët e Tiranës.

Gardisti Alket Arapi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Ervilma Seferi me armën e shërbimit sot rreth orës 06.00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Pas krimit, ai u arrestua.

Mësohet se ata ishin prindër të një vajze të mitur, ndërsa 44-vjeçari ishte punonjës i Gardës së Republikës prej më shumë se 15 vitesh.

Ndërkohë, sipas gazetares Doriana Bezat, gruaja nuk shihej shpesh nga fqinjët jashtë banesës, veç rasteve kur dërgonte dhe merrte nga kopshti të bijën.

Madje, fqinjët kanë treguar se ata njiheshin si familje model dhe nuk kishin dëgjuar asnjë zënkë kohët e fundit mes tyre. Deri tani, shkaqet e krimit janë ende të paqarta.

Ndërkohë, gardisti njihej edhe si një predikues dhe besimtar i fesë myslimane, siç shihet edhe nga fotot e rrjeteve sociale, ndërsa e shoqja, të cilën sot dyshohet se e vrau me armën e shërbimit, vishej me shami sipas traditës së fesë islame.

Facebook Comments

MineralHygienics.com