December 24, 2024

Samiti i Diaspores/ shqiptarët e Kanadasë refuzojnë ftesat

Nga data 28 shkurt deri në 2 mars, në kryeqytet do të organizohet Samiti i Dytë i Diasporës nën kujdesin e Pandeli Majkos. Ministria e linjës, ka nisur përgatitjet duke ftuar shqiptarët që jetojnë jashtë të aplikojnë për tu bërë pjesë e iniciativës.

“Ky Samit do të mundësojë një hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të politik-bërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi”, shkruhet në dokumentin e publikuar nga ministria.

Iniciativa ka hasur në kundërshtimet e para. Shqiptarët e Kanadasë, përmes medias së tyre, ‘Flas Shqip’ kanë shprehur rezervat e tyre për mënyrën e organizimit dhe qëllimet e samitit.

Profesoresha Adriana Bejko i ka dërguar një letër ambasadorit shqiptar në Kanada, ku e informon se nuk do marrë pjesë pasi diaspora nuk ka nevojë as për show dhe as për sulltanete.

Qëndrim më të ashpër ka arkitekti Konstandin Ristani, që thekson se samiti i ngjason me ‘Kongresin e Bashkimeve Profesionale’

Për ekonomistin, Ajet Nuro, kostoja e samitit, mbi 66 milionë lëkë të rinj janë luks i tepruar për një vend të zhytur në varfëri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com