December 23, 2024

Rama -Dash Shehit: I thonë vetes ‘koka të mëdha’, por s’kuptojnë thelbin e platformës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklarates se deputetit dashamir Shehi, i cili në seancën e së enjtes u ndal gjatë duke komentuar platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Ajo prezantohet thuajse çdo javë nga vetë Rama, ndërsa në daljen e radhës kryeministri nuk e ka kaluar në heshtje komentin e Shehit kur tha: “Diktaturat lindin në kohë paqeje, kur dhuna është vetë brenda shtetit. Qeverisja është bërë instrument dhune, shtypje, të psikologjisë shoqërore e ambientit politik.

Ky zotëri ka mbërrit të na sundojë tashmë, nuk ka nevojë më për instrumente. Ka ndërtu me mendjen e vet disa institucione, p.sh sistemi i kontrollit qeverisës, çfarë është ajo? Te kush resht i Kushtetutës e thotë, vetëqeverisje, na vë 30 goca me kufje te veshi si call center.

Kjo na shitet jo për qeverisje por për avancim te demokracisë, këtë se ka mbërrit as Zvicra e Danimarka. Pse? Se nuk kemi nevojë më për qeverisje, i pengon diktatorët”.

Sot Rama, duke e cilësuar të habitshëm një qëndrim të tillë, u shpreh gjatë bashkëbisedimit të radhës me koordinatorët e bashkëqeverisjes: “Kam parë përsëri komente për platformën. Është e habitshme se ata që i thonë vetes mendje të ndriçuara dhe e dinë veten për ‘koka të mëdha’ e nuk kuptojnë themeloren nga platforma.

Ajo është transformimi përmes inovacionin i zyrave të kudondodhura në çdo shtet të marrëdhënieve me publikun, platforma zv letrat drejtuar ministrive e institucioneve, radhët për të marrë një kontakt, për të çuar më lart kur të shkelet një e drejtë, që qytetari të jetë i pari”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com