November 21, 2024

Deputeti biznesmen nga Kosova akuzon për mashtrim Veliajn

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës por edhe biznesmen, Ramiz Kelmendi, akuzon për mashtrim kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit në një pronë në kryeqytet. Duke e denoncuar hapur Velajn, në një reagim në Facbook, ai tregon versionin e tij të ngjarjes se si Veliaj ka miratuar fillimisht blerjen e një trualli dhe lejen e ndërtimit për ngritjen e një biznesi, por më pas inspektorët e bashkisë nëpërmjet shantazhit, e duan si dhurarë për Bashkinë pronën.

Në fund të shkrimit, deputeti i përcjell dhe një mesazh Veliajt: “Z. Velijaj, publikisht po ju kërkoj të hiqni dorë nga këto aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve dhe do ndikojnë negativisht në politikat lokale për investitorët nga Kosova”.

Letra e plotë e Ramiz Kelmendit:

Letër e hapur,

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Velijaj

I nderuar kryebashkiak Velijaj, tre vite më parë në zyrën tuaj e ku ishin prezent edhe stafi juaj professional-teknik, kërkova mendim profesional rreth blerjes së prones për ndërtimin e ETC-së.

Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcellën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti.

Sa për ri-kujtim, isha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk prisja trajtim të veçantë, por të paktën mbajtje të fjalës dhe përkushtimin tuaj si ndaj një investitori dhe qytetari të Kosovës. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta.

Çështja u prolongua në dhënien e lejes dhe u detyrova të vij tek ju sërish në takimin e radhës 15 muaj pas takimit të parë.

Gëzova sërish të njëjtën mbështetje verbale nga ju sikur edhe në takimin e parë. Në këtë periudhë të takimit tonë të dytë isha zv/Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe sërish u trajtova si një qytetarë i thjeshtë. Nuk e kisha brengosje as kësaj radhe. Pas shumë pritjesh, pra 3 vite për të zbardhur lejen e ndërtimit (pritje e gjatë apo e shkurtër) le të vendosni ju dhe opinion), në nëntor të vitit 2018, zbardhët dokumentin për pagesën e taksës së ndërtimit dhe infrastrukturës që ishte në vlerë prej 1 milion e 680 mijë euro.

Kjo shumë u pagua nga ana jonë dhe ishim duke pritur zbardhjen e formularit, që sipas ligjit duhej të zbardhej në afatin prej 5 ditësh. Kaluan ditët, afatet dhe pas tre muajve edhe pse hyri në fuqi me bazë ligjore, ne me instruksion të institucioneve ligjore filluam informimin me shkrim procedural tek të gjitha organet e nevojshme për fillimin e rrethimin dhe parapërgatitjet për vendosjen e gurëthemelit në të cilin do merrnit pjesë edhe ju si krybashkiak, për gëzimin që investimin po e bënë investitori nga Kosova. Në këtë pikë ndodhi ajo që parashihte prolongimi i lejes. Erdhën në punishte inspektorët tuaj pa asnjë vendim për të pezulluar punët dhe për të rrënuar rrethojat në orët e vona të së shtunës, duke dashur të friksojnë kompaninë ndërtuese.

Nuk e di dhe mbetem i befasuar përse ndodhi kjo ?

Njerëzit tuaj na plotësuan me përgjigje ndaj kësaj befasie. Tani kërkohet që ne t’ua falim bashkisë pronën në fjalë. Absurd. Me keqardhje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë dhuratë me shantazhim, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore. Bile na u tha se po që se nuk e japim pronën në këtë mënyrë, ne nuk do të ndërtojmë kurrë objektin e cekur.

Andaj z. Velijaj, publikisht po ju kërkoj të hiqni dorë nga këto aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve dhe do ndikojnë negativisht në politikat lokale për investitorët nga Kosova.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com