December 23, 2024

Ja sa perqind te studenteve pajis Bashkia e Tiranes me abone!!

Sipas një studimi të kryer nga organizata Qëndresa Qytetare, Bashkia e Tiranës pajis me abone studenti vetëm  20 për qind të studentëve, ndërsa 80 përqind e tyre e blejnë abonenë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nr.66 datë 30.12.2015, studentët përfitojnë abone për të gjitha linjat e autobusëve me çmimin 600 lekë dhe është detyrë e bashkisë t’ia garantojë këtë çdo studenti.

Nga komunikimi që kjo organizatë ka pasur me Bashkinë e Tiranës, rezulton se sasia e aboneve të shitura ndaj studentëve është më e vogël se numri i tyre në qytetin e Tiranës. Si rrjedhojë, studentët që nuk arrijnë të sigurojnë dot abonenë e studentit, detyrohen të blejnë abonenë normale, ose të paguajnë tarifën e transportit publik.

Ndërkohë, lidhur me shitjen e aboneve në treg të zi, Bashkia Tiranë ka deklaruar se “nuk asnjë procedurë ligjore të parashikuar mbi mënyrën e pajisjes me abone studenti, por janë vetë operatorët privatë që pajisin studentët me abone”. Përmes kësaj deklarate, bashkia ka shmangur detyrimin ligjor për të pajisur të gjithë studentët me abone.

Facebook Comments

MineralHygienics.com