May 4, 2024

Tinder shtoi më shumë se 1 milionë abonues vitin e kaluar

Tinder është ende i pandalshëm. Match Group, kompania mëmë e Tinder, njoftoi sot fitimet e qerekut të katërt të vitit të kaluar, në të cilën shpalosi se Tinder shtoi 1,2 milionë abonentë vetëm vitin e kaluar.

Kjo rritje e çoi markën në mbylljen e vitit me 805 milionë dollarë të ardhura.

Rritja është pothuajse e barabartë sa pjesa tjetër e markave të takimeve online, të cilat përfshijnë Match.com dhe OkCupid, të cilat në kombinim tërheqin 872 milionë dollarë.

Match thotë se shumica e rritjes së të ardhurave nga Tinder është në sajë të Tinder Gold, që u jep anëtarëve disa karakteristika të kufizuara si më shumë Super Like në ditë dhe aftësinë për të parë profile në mbarë botën.

Kompania vë në dukje në të ardhurat e tyre raportin se një sondazh i brendshëm sugjeroi që njerëzit përdorin një mesatare prej katër aplikacione të njohjes. Match duket se dëshiron të sigurojë që të katër këto janë ofertat e veta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com