Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar do të zhvillohet pa një mikpritës, për herë të parë pas 30 vitesh.
Kreu i ABC Entertainment, që do transmetojë ceremoninë e Akademisë, u shpreh se do jenë të famshmit që do të prezantojnë dhe i japin trofetë fituesve. Vendimi u mor pas tërheqjes së Kevin Hart.
Në dhjetor, komediani hoqi dorë nga roli që iu dha pas polemike mbi komentet e tij homofobike në Twitter.
Ai tha se nuk donte të ishtë një shqetësim për Akademinë e Filmit dhe se i vinte keq që lëndoi njerëzit me komentet e tij.