December 23, 2024

Ish-drejtori i PS sërish me post

Zbardhet kush do të zëvendësojë Stefan Çipën, pas shkarkimit të tij në krye të Drejtorisë së Burgjeve.

Bëhet fjalë për Agim Ismailin, ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama në atë kohë, në prani të ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.

Drejtori i ri ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike.

Ndërkohë, vetë Çipa pas shkarkimit një ditë më parë, mësohet se do të emërohet në krye të  Entit Kombëtar të Banesave.

Facebook Comments

MineralHygienics.com