Para se të nisë seanca plenare sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka shtangur gazetarët teksa u ka drejtuar një pyetje.
‘Si jeni, a keni frikë se do keni fatin e Khashoggi-t?”, u shpreh Berisha ndërsa shoqërohej edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Kjo pyetje ka shtangur për një moment gazetarët, pasi siç dihet Jamal Khashoggi nuk është një emër i panjohur, raporton politiko.al.
Bëhet fjalë për rastin e gazetarit Jamal Khashoggi të vrarë pasi hyri në kosulllatën saudite në Stamboll që më 2 tetor 2018. Ai ishte kritik i njohur i qeverisë saudite, ndërsa vetë Arabia ka pranuar vdekjen e tij.