Shkarkohet nga detyra drejtori i i Burgjeve Stefan Çipa. Mësohet se shkarkimi i Çipës është firmosur që prej ditës së djeshme, për motive ende të paqarta.
Në këtë detyrë, Çipa qëndroi vetëm 5 muaj, pasi u emërua në shtator 2018, kur zëvendësoi Arben Çukon dhe vinte nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Aktualisht është dhe sekretar për emigracionin në PS.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar.