May 2, 2024

Dështon “Air Albania”

Projekti i ‘Air Albania’, i prezantuar me bujë nga kryeministri Edi Rama, ka dështuar. Është faqja e njohur ‘Ch-aviation’ që njofton se “planet për Air Albania janë lënë në harresë ndërkohë që avioni i është i rikthyer Turqisë.”

E krijuar në vitin 1998, Ch-aviation ofron informacione për çështjet e aviacionit në nivel global.

Sipas kësaj media, avioni i dhuruar nga ‘Turkish Airlines’, të cilin kryeministri Rama e pagëzoi me emrin ‘Lasgushi’, në nder të poetit të madh Lasgush Poradeci, tashmë i është rikthyer kompanisë turke, pasi kompania ‘Air Albania’ nuk ekziston dhe projekti është lënë në harresë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com