May 2, 2024

Bebe Rexha së shpejti pjesë e një filmi të animuar

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha së shpejti do të jetë pjesë e filmit të animuar ‘Ugly Dolls’.

Këngëtarja shqiptare do marrë pjesë si zëri i një kukulle perfekte, bashkë me emra të tjerë të njohur si: Nick Jonas, Pitbull, Kelly Clarkson, Emma Roberts etj.

Lajmërimin e ka dhënë vetë Bebe në ‘Instagram-in’ e saj ku ka shkruajtur:

“Bukuria është në brendësi. Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë jam shumë e emocionuar për të gjithë ju që ta shihni”.

Filmin do të mund ta shihni në kinema në datën 3 maj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com