May 2, 2024

Supermarketi i shtrenjtë në Tiranë nis procedim ndaj ekonomistit shqiptar

Fillimisht, administratori Pietro Tafuni ka hedhur poshtë akuzat e ekonomistit, i cili denonconte nën cilësinë e konsumatorit duke i quajtur aludime, pasi sipas tij etiketa është vendosur mbi barkodin italian, dhe jo mbi datën e kadencës.

Administratori shkruan po ashtu se ndaj Cikos ka nisur procedim penal, për akuza te rreme dhe shpifje.

Reagimi i plotë i Conad:

Në përgjigje të shkrimit “Po nga Conad, kush na mbron?”

Ndjejmë detyrim për t’ju përgjigjur shkrimit të Z. Ilir Ciko, që bën akuza të rreme dhe të pabazuara, pra shpifje. Ai aludon se në konfeksionin e produktit kërpudha të freskëta, është hequr “data e skadencës në italisht”, dhe është vendosur një tjetër datë skadence.

Si fillim, sqarojmë që etiketa është vendosur mbi barkodin italian, dhe jo mbi datën e skadencës.

Legjislacioni Italian për sigurinë ushqimore, ashtu si edhe ai shqiptar, për produktet e sektorit të fruta-perimeve nuk parashikon asnjë obligim ligjor për të vendosur datën e skadencës. Nqs data e skadencës nuk vendoset, si mund të hiqet apo të fshihet? A kanë datë skadence mollët, dardhat, portokallet, patatet, etj, etj…?

Në rastin e kërpudhave të freskëta, duke i konsideruar si një produkt pak i njohur, dhe delikat, operatorët tanë kanë parashikuar 7 ditë si afat për konsumimin e tyre. Në fotot e publikuara në shkrim produkti nuk kishte kaluar afatet e konsumimit.

Z.Ciko, gjithashtu, bën aludime për datat e skadencës së djathrave të ndyshëm që tregtohen në rrjetin tonë, të cilët priten dhe konfeksionohen në forma të vogla. Bazuar në të gjitha standartet e sigurisë së Conad-it, mbi gjurmueshmërinë e produktit, çdo konfeksionim i tillë etiketohet duke evidentuar datën e konfeksionimit, afatin e konsumimit dhe loton e prodhimit. Conad është i vetmi operator në tregun shqiptar që garanton këtë sistem sigurie, sidomos për produktet e djathit.

Në shkrim aludohet edhe për çmimet abuzive të aplikuara nga ne. Për transparencë të plotë perkundrejt konsumatorëve tanë, asnjëhere Conad nuk ka arritur normë fitimi mbi 5% (plotesisht e verifikueshme në bilancet e publikuara në Qëndrën Kombëtare të Biznesit). Për produktin kërpudhë e freskët, që i referohet Z.Ciko, çmimi në etiketën italiane, është çmim oferte për tregun italian, dhe nuk është çmimi jonë i blerjes.

Në lidhje me çmimet, theksojme gjithashtu se, për të sjellë në tregun shqiptar produktet më cilësore italiane, ne kemi kosto suplementare siç janë kostot e transportit, dogana, dhe TVSH fikse 20% mbi të gjitha produktet ushqimore, përkundrejtë TVSH-së 4-10% për të njëjtat produkte në Itali.

Për këtë publikim, pas shqyrtimeve të detajuara, grupi Conad ka nisur procedim penal përkundrejt Z.Ilir Ciko, për akuza te rreme dhe shpifje, të cilat dëmtojnë imazhin e kompanisë sonë Conad, lider në tregun ushqimor.

Pietro Tafuni

Administrator

Conad Albania

Facebook Comments

MineralHygienics.com