December 26, 2024

Spiropali: Për raste të tilla janë bërë edhe filma/ Mbi ngjarjen ne Kavaje

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me rastin e denoncuar në Kavajë, se një vajzë minorene është përdhunuar në grup nga 7 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Kavajë.

Lidhur me këtë rast, në një deklaratë për mediat, Spiropali ndalet më shumë duke komentuar  deklaratat e PD, duke theksuar se raste të tilla ndodhin edhe në vend të zhvilluara, por nuk përdoren nga partitë politike.

“Nuk u besoja syve kur lexova deklaratën e PD, është vetëm një dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk nguron të përdorë raste të tilla për ushqimin politik të ditës.

Policia kur ka marrë denoncimin për rastin e minorenes ka filluar menjëherë hetimit. Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve e ka marrë vajzën nën kujdes shëndetësor.

Raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende të tjera të zhvilluara, edhe në Amerikë, në Suedi, bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshme që kanë një ndjeshmëri të madhe sociale, ama asnjë parti politike në këto vende nuk del për ta përdorur rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin, shkaqet e pasojat te qeveria e një vendi”, u shpreh Spiropali.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com