December 24, 2024

Pse kane heshtur mediat mbi aksidentin te liqeni??

Aktivisti Zirkon Disha shkruan në rrjetet sociale se një person u plagos gjatë fundjavës te këndi i lojërave te Liqeni Artificial në kryeqytet.

Shkak u bë thyerja e një dege peme prej erës së fortë, shkruan Disha, i cili publikon edhe fotot nga vendi i ngjarjes, që sipas tij nuk u raportua në media.

Ajo paralelizon me ironi përballë këtij rasti se kryetari i bashkisë, shfaqet rreth një orë më pas duke mbjellë pemë.

Statusi:

Po frynte erë e fort dhe parku ishte plot. Kalamaj dhe të rritur. Zotëria ishte me gruan dhe çunin te këndi i lojrave. Nja 5 vjeç. Pema dukshëm ishte e tharë. Nuk e di se në silën pjesë u godit. U zverdh dhe ra në tok. Erdhi ambulanca dhe e morën me barrelë. (rrëfimi i Jonit)

Sot rreth orës 14:00, tek Këndi i Lojrave, Parku i Liqenit ndodhën dy ngjarje.
Prindi i një fëmije rreth 5 vjeç u aksidentua brenda Këndit të Lojrave nga thyerja e degëve të një peme. Siç shihet ne fotot e postuara nga Jon Grabocka. Ambulanca e merr pa ndjenja zotërinë dhe pas kësaj nuk ka asnjë lajm tjetër për ngjarjen.

Lajmi tjetër:
Kryetari 8 bashkisë, Erion Veliaj shfaqet sërish duke mbjellur pemë, një orë pas ngjarjes. (nese bazohemi ne kronoligjinë e postimeve, të bërë publike në faqen e tij të FB, ngjarjet mund të kenë ndodhur në të njëjtën kohë)

______
Mediat heshtën për ngjarjen e parë, si zakonisht!

Facebook Comments

MineralHygienics.com