December 24, 2024

Pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevën pa afat

Ashtu siç kishin paralajmëruar, një përfaqësi pedagogësh te fakulteti i Shkencave Sociale kanë nisur grevën pa afat.

Në mbështetje të tyre u janë bashkuar edhe disa studentë, ndërsa pjesa tjetër kanë bojkotuar procesin mësimor.

Ky vendim u mor me shumicë votash në Asamblenë e Pedagogëve, organi më i lartë vendimmarrës për një fakultet.

Pedagogu Arlind Qorri tha për ‘News 24’ se greva do të vijojë deri në  plotësimin e kërkesave në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë/

“Asambleja ishte e ligjshme sepse pati kuorum me shumicën e absolute të pedagogëve të fakultetit të Shkencave Sociale.

Sa kohë brenda ligjit ka marrë vendimin për grevë, kush del kundër grevës është kundër ligjit.  Do vijojmë deri në plotësimin e kërkesave, deri në një kundërveprim i asamblesë”, u shpreh pedagogu.

Facebook Comments

MineralHygienics.com