December 23, 2024

PD: Veliaj nuk i ndahet kompanive ‘Offshore’

Zëdhënësia e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar dokumente të cilat tregojnë se fituesi për mbledhjen e pagesave të parkingjeve në Tiranë duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë, pavarësisht se Tirana Parking duhet të hapë procedurën konkuruese për përzgjedhjen e fituesit.

“Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale”, thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Bashkia Tiranë nëpërmjet shoqërisë “Tirana Parking” administron shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të Tiranës. Aktualisht pagesat per parkingun ne rruget e Tiranës kryhen me ane te sistemit me sms dhe me punonjës të bashkisë. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.

Sipas vendimit, Tirana Parking duhet të hap procedurën konkuruese për përzgjedhjen e fituesit. Ndërkohë fituesi mesa duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë.

Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale.

Bashkia ka nisur të vendos tabela informuese pranë automateve të pagesave “Pay and Go Albania” që janë te vendosur ne rruget e Tiranes ku ne tabela shkruhet “ Mund te paguash edhe ketu” (bashkengjitur Foto) Nga verifikimi ne disa rruge kryesore te Tiranes ku ofrohet pakingu me pagesë konstatohet qe kompania ka pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te ofruar kete sherbim edhe pse nuk ka akoma asnje vendimarrje nga Bashkia Tirane për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.

Paracaktim fituesi dhe kompani offshore binomi i pandarë i menaxhimit nga Erioni Betoni të qytetit të Tiranës.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com