December 24, 2024

Basha/Rama është në panik

Kreu i PD, Lulzim Basha ka siguruar sërish studentët se nuk do të humbasin vitin akademik për shkak të protestave dhe bojkotit që vijojnë prej dy muajsh, në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama në gjendje paniku ka kërcënuar ditët e fundit studentët me humbje të vitit shkollor, nëse nuk rinisin mësimin, ndësa Basha inkurajon të rinjtë se kauza e tyre është e drejtë.

“I kapur nga paniku Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha në tëitter.

Facebook Comments

MineralHygienics.com