Genti Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka sqaruar se më datë 19 mars hapet gara për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, për të zëvendësuar Arta Markun.
Nga ana tjetër, Ibrahimi ka bërë përgjegjëse qeverinë se dy organet e SPAK dhe PP, që pritet të jenë gati në qershor, nuk kanë ende zyrat e tyre përkatëse.
Për SPAK deri tani kanë aplikuar 11 kandidatë, ndërsa ka mbetur edhe një javë kohë