December 23, 2024

Kete lloje krem-supë nuk e keni provuar ende

Aq shumë do ta pëlqeni, sa që do të dëshironi ta gatuani edhe ditëve të tjera!

Përbërësit:

– 100 g fasule e bardhë,
– 3 lugë të mëdha vaj,
– 1 lugë e madhe miell,
– 1 qepë e vogël e grirë,
– 1 lugë e vogël spec të bluar,
– 1 fletë dafine,
– 1 lugë e vogël rrepan të grirë,
– piper,
– kripë.

Përgatitja:

Fasulet zhyteni në ujë dhe lëreni të qëndrojë, pastaj lajeni dhe kullojeni. Fasulet dhe fletën e dafinës zieni me pak ujë derisa të zbutet.

Ndani dy lugë fasule të zier anash. Pjesën tjetër bashkë me ujin shpëlajeni.

Shtoni piper sipas dëshirës.

Miellin fërgojeni në vaj derisa të marrë ngjyrë gështenjtë, shtoni qepën dhe specin e bluar. Përzieni me fasulet e kulluar.

Përzieni, hidhini kripë sipas shijes, shtoni fasulen dhe qitni ujë, i cili duhet të jetë i nxehtë dhe të zihet edhe 10 minuta.

Hiqeni nga zjarri dhe krem-supës shtoni rrepanin e grirë dhe supa është e gatshme për ta shërbyer.

Facebook Comments

MineralHygienics.com