November 23, 2024

Tenderi i Unazës së Madhe anullohet

Drejtoresha e re e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato njoftoi sot se është anuluar për herë të dytë tenderi për lotin e parë të Unazës së Madhe, i rihapur pas skandalit me kompanine guacke DH Albania.

Sipas Qatos, asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse nuk plotësonte kriteret:

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret.”

Zonja Qato nuk dha asnjë të dhënë për kompanitë që kishin marrë pjesë në tender dhe se cilat kritere nuk plotësohen, por njoftoi se projekti i Unazës së Madhe do të vazhdojë me gjithë protestën e qytetarëve:

“Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi sot nga parlamenti se ky tender është paracaktuar të fitohet nga kompania Gjoka, por një kompani tjetër ka bërë ofertë më të ulët dhe ka prishur planin e qeverisë për t’ia dhënë tenderin një kompanie të afërt me të:

“Besoj e dini, se sot anuluan tenderin e Unazës së re. Ishte përcaktuar se do ta merrte Gjoka tenderin tek Unaza, por ishte future në tender një fatkeq që kishte ofruar 5 milionë më pak dhe është prishur pazari.”

Tenderi i lotit të parë të Unazës së Madhe u anulua më 7 dhjetor 2018 nga ARRSH, një ditë pas bërjes publike se kompania amerikane, DH Albania që kishte fituar tenderin 18 milionë eurosh,  kishte falsifikuar dokumentet.

Më 13 dhjetor, 6 ditë pas zgjidhjes së kontratës mes ARRSH dhe DH Albania – dhe teksa prokuroria sapo kishte nisur hetimet për falsifikimin e dokumenteve, ARRSH rihapi enderin më të njëjtin fond prej 18 milionë eurosh,

Facebook Comments

MineralHygienics.com