November 22, 2024

Ndaj Zërit te Amerikës nis hetimi!!

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin për “Zërin e Amerikës”, pas publikimit të përgjimeve për vjedhje votash nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në bashkëpunim me anëtarët e organizatës kriminale Avdylaj, te arrestuar nën kërkesën direkte të qeverisë gjermane, në tetor 2018.

Në njoftimin e shpërndarë për media, prokuroria njoftoi se po kryen hetime për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor, në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikim i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Zëri i Amerikës publikoi një ditë më parë pjesë të “dosjes 339”, ku tregohet qartë se si Vangjush Dako ka bashkëpunuar me Astrit Avdylaj, për të blerë vota në Durrës për zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Nga përgjimet del se, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt.

Përgjimet e publikuar nga Zëri i Amerikës tregojnë se prokuroria i ka pasur përpara shumë kohësh përgjimet e bisedave të Dakos me Avdylajt, për blerje votash në shkëmbim të kontratave për punë publike të Bashkisë Durrës. Ky fakt, është denoncuar shumë kohë më parë nga opozita. Gjithashtu, përpara tre ditësh opozita deklaroi se e përfshirë në dosjen e 339 është edhe Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Facebook Comments

MineralHygienics.com