Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili prej kohësh ka fituar statusin si titullar tek Atalanta, ka tërhequr vëmendjen e Interit dhe Schalke 04, me performancën e tij kundër Juventusit.
Ndërkohë, agjenti i tij Milos Malenovic, në një intervistë për “Tuttomercato”, ka theksuar se lojtari i tij vlen 10 milionë euro, pra një shumë jo e vogël që në një farë mënyre tregon edhe peshën e lojtarit shqiptar.
Ai ka shtuar se nëse i referohen mënyrën se si po luan me Atalantën, do të ishte një zgjedhje e zgjuar nëse do ta merrnin në ekip menjëherë.
“Kam dëgjuar për interesimin e Interit dhe Schalke04, por nuk e di nga e keni marrë këtë informacion. Nëse i referohemi mënyrën se si po luan me Atalantën un personalisht do të investoja menjëherë 10 milion euro për ta marrë. Jam shumë i lumtur për rritjen e madhe që ka pasur. Rritje e tij është një tregues i madh i punës që po bën Atalanta. Më shumë se sa kaq nuk mund t’iu them”, u shpreh agjenti i Gjimshitit.