December 28, 2024

Spiropali: Nga protesta ka mbetur një karikaturë

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një dalje publike e ka konsideruar protestën e ditëve të fundit të studentëve, karikaturë me angazhim të drejtpërdrejtë të partive politike.

Sipas saj, protesta e tyre u përmbyll me Paktin Për Universitetin, që do të ketë ndryshime në sistemin arsimor. Spiropali shtoi se të shumtë janë studentët të cilët u kanë shkruar deputetëve dhe kryeministrit që duan të nisin mësimin, por që pengohen nga një grup i vogël i tyre.

“Ajo qe ka mbetur nga protesta është karikaturë e protestës me angazhimin e LSI, PD dhe Sali Berishës. Janë disa segmente me tituj të pamerituar. Kjo është një shfaqje ekstreme e brutalitetit të një opozite pa lidership. Pjesa më e madhe e fakulteteve dhe universiteteve janë çliruar nga grupe që kanë marrë peng universitetin”, tha Spiropali.

Ndërsa më tej, tha se universitetet janë autonome dhe se qeverisë nuk i lejohet me ligj që të ndërhyjë nëpërmjet policisë për të “zhbllokuar” protestën.

Kujtojmë që studentët kanë bojkotuar mësimin prej javësh. Ata kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre, prej së cilave, shprehen se nuk do heqin dorë deri në plotësimin e tyre.

Facebook Comments

MineralHygienics.com