May 2, 2024

Përballja Milan-Napoli

Roli i lojtarit shqiptar Elseid Hysaj tek ekipi i Napolit është zbehur edhe më shumë pas përballjes së fundit me Milanin, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Mbrojtësi shkodran jo vetëm që ka humbur rolin e titullarit, por tashmë nuk është as në listën e zëvendësuesve që cakton Ancelotti.

Në sfidën e sotme të orës 20:45, ku Napoli do të përballet me Milanin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Elseid Hysaj nuk është grumbulluar mes 23 lojtarëve që Ancelotti do të ketë në dispozicion.

Jashtë ka mbetur edhe mbrojtësi spanjoll Raul Albiol për shkak të disa problemeve fizike.

Facebook Comments

MineralHygienics.com