December 25, 2024

Mazhoranca “rrëzon” propozimin e Metës

Mazhoranca e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e presidentit Ilir Meta për emërimin e Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas kreut të komisionit, Arben Ahmetaj, Shaqiri nuk i plotëson disa kritere siç është eksperienca financiare.

“Bahri Shaqiri” plotëson kriterin e arsimimit, ka integritet moral, nuk ka dënime, por i mungon eksperienca në fushën e financave për organizimin dhe funksionimin e KLSH”, u shpreh Ahmetaj.

Shaqiri është aktualisht këshilltar i Kreut të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com