May 3, 2024

Gigi Hadid magjepset nga këngëtarja shqiptare!

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira shqiptare me famë botërore e cila me talentin e saj ka fituar fansa në mbarë botën.

Kur flitet për Dua-n, në emërtimin “fansa” përfshihen shumë artistë shqiptarë dhe të huaj si dhe modele të famshme, siç është për shembull, Gigi Hadid.

Nuk janë të rralla rastet kur supermodelja, ndër më të paguarat në botë, komenton në fotot që poston këngëtarja shqiptare.

Kësaj here, Dua ka postuar një foto ku shfaqet me një trupore të materialit lustrafin, njëlloj si Bleona Qereti në këngën e saj të titulluar “Monster”.

Por, le të kthehemi tek komenti që së fundmi i ka bërë Gigi, Dua-s!

“Wowwiiii angel (engjëll)” – i shkruan Hadid mjaft e surprizuar nga pamja e bukuroshes!

Facebook Comments

MineralHygienics.com