December 25, 2024

Ja si e cilesojne mediat e huaja vendin tone!

Vetëm gjatë javës së kaluar, media britanike The Independent shkroi një reportazh, ku Shqipëria konsiderohet si “Kolumbia e Evropës”, ndërsa në Itali u transmetua dokumentari i gazetarit spanjoll David Beriain për mafien shqiptare në Itali.

“Një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet. Bandat shqiptare konsiderohen në të gjithë botën në krye të trafikut të heroinës, kokainës dhe kanabisit. Autoritetet e SHBA dhe BE e kanë përshkruar Shqipërinë si një nga prodhuesit dhe shpërndarësit më të mëdhenj të kanabisit drejt BE-së dhe si një pikë kalimi të rëndësishme për heroinën dhe kokainën. Vetëm në një vit, tregtia e kanabisit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB-së të Shqipërisë”, shkruan gazetari Borzou Daragahi, për The Independent.

“Grupet e trafikimit të drogës janë bërë më të sofistikuara dhe më të fuqishme sepse kanë lidhjet e tyre në të gjithë botën, nga Amerika Latinë deri në Europë. Është shumë e qartë se të gjitha këto grupe operojnë së bashku, me një farë niveli politikanësh dhe mbrojtje policore”, vazhdon më tej artikulli.

Ndërsa në dokumentarin e gazetarit Beriain, tregohet nga afër mënyra e organizimit të punës së një bande që transporton drogë nga Shqipëria në Itali.

Gazetari bisedon me një trafikant italian, – bashkëpunëtor i ngushtë me bandat shqiptare, aq sa dhe gjuhën shqipe e flet saktë, – i cili pret, në brigjet e Italisë, një ngarkesë me pesë kilogramë kokainë.

“Kjo është kokainë 100 për qind e pastër”,shpjegoi ai teksa hap një prej pakove për t’ia treguar gazetarit. Origjina e kokainës është Kolumbia dhe për të përfunduar në Itali ajo ka kaluar nga Hollanda, Bullgaria, Rumania, Turqia e në fund nga Shqipëria është nisur me gomone drejt Italisë.

Pyetur nga gazetari se përse kokaina transportohet nga vendet e lindjes, trafikanti përgjigjet:

“Sepse këto vende janë më të korruptuara. Këtu policia korruptohet nga uria. Këtu kemi kokainë, por nuk kemi bukë. Këtu një polic fiton 300 euro në muaj, por po t’i japësh 3 mijë euro për një ditë, i ke dhënë pagën e një viti.”

Për heroinën, trafikanti tregon se në Shqipëri kalojnë çdo vit rreth 2500 kilogramë heroinë vetëm drejt Italisë, ndërsa për vendet e tjera tregon se nuk ka informacione të sakta.

Trafikanti i tregon gazetarit dhe mënyrën se si trafikantët shqiptarë marrin pashaporta europiane: “Ne i vjedhim dikujt identitetin, përshembull, në Itali. Atë pasaportë, që kushton deri në 5000 euro, ia japim atyre që iu duhet, njerëzve tanë.” Për t’ia vërtetuar këtë, trafikanti i siguron gazetarit, brenda pak minutave, një pashaportë shqiptare me emrin Emanuel Leka dhe me foton e gazetarit David Beriain.

Facebook Comments

MineralHygienics.com