December 25, 2024

Bujar Sheshi kërkon falje në mbledhjen e KLD

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka kundërshtuar akuzat e PD, shoqëruar edhe me dokumentet e publikuara në media sipas të cilave ai ka qenë vite më parë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Mbledhja e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nisi me fjalën e Sheshit, i cili sqaro pozicionin e tij dhe mohoi akuzat për bashkëpunim me ish sigurimin.

“Kjo është një sajesë e ulët e organizuar për të denigruar dinjitetin tim moral dhe profesional. Nga mënyra se si është vepruar tregon se objektivi i këtij sulmi është edhe më i gjerë se kaq, pasi synohet të pengohet procesi i reformës në Drejtësie. Kjo është hakmarrje për çështjet që kam gjykuar, pasi kemi ardhur në momentin e krijimit të SPAK. Kërkoj të zbardhet e vërteta dhe të vihen para përgjegjësisë personat që janë bërë pjesë e këtij skenari mafioz.

Nuk kam qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit dhe refuzoj çdo akuzë se kam qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Jam i sigurt që drejtësia do të arrijë në një konkluzion i drejtë lidhur me këtë cështje. Ju kërkoj falje për shqetësimin që nuk e kam krijuar unë”, u shpreh Sheshi.

Me datë 22 janar, Autoriteti i ka marrë një vendim për të informuar Prokurorin e Përgjithshëm, se nga kontrolli i cilësive etike, morale dhe profesionale të zotit Bujar Sheshi, ka rezultuar në dokumentet e ish-Sigurimit si bashkëpunëtorë kur ka qenë nxënës në gjimnazin Petro Nini Luarsi në Tiranë, por nuk disponohen dokumente për rolin e tij. Gjithashtu, i njëjti vendim nënvizon se Sheshi figuron në të njëjtat dokumente si anëtar me detyrë hetues, në Hetuesin e Degës së Punëve të Brendshme Fier.

Facebook Comments

MineralHygienics.com