December 29, 2024

Urdhri i Stomatologut per rritje te tarifave perfundon ne gjykate, i paaplikueshem

Reagon Ministria e Shëndetësisë ndaj kërkesës së Urdhrit të Stomatologut për rritjen e çmimeve dysheme të shërbimeve në klinikat dentare.

Ministria njofton se e ka dërguar vendimin në gjykatë, pasi e konsideron si të paaplikueshëm dhe me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Njoftimi:  

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çon në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut

Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm

Facebook Comments

MineralHygienics.com