Parlamenti grek miratoi sot Marrëveshjen e Prespës, e cila i hap rrugë ndërrimit të emrit të Maqedonisë nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.
Ndryshimi i emrit ishte pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë. Marrëveshja e ashtuquajtur “e Prespes” u miratua me 153 vota pro dhe 146 kundër.
Kjo marrëveshje i jep fund një konflikti 27-vjeçar mes dy fqinjëve, një prej çështjeve më të diskutuara dhe të rëndësishme të rajonit në dekadat e fundit.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes dhe kanë premtuar ndihmë në proceset e ardhshme të afrimit mes dy vendeve.