December 25, 2024

Kosove/Sylejman Selimi lirohet me kusht nga burgu

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi u lirua të premten me kusht, tha drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi.

Lirimi i tij me kusht u mirëprit nga kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, i cili është gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK.

“E vërteta mund të vonojë, por gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim për të vërtetën e UÇK-së. MIRËSERDHËT, KOMANDANT!” shkroi Veseli në Facebook.

Pas lirimit të tij, Selimi do të monitorohet nga Shërbimi i Lirimit me Kusht i Kosovës deri më 30 Tetor 2020.

Ai u gjet fajtor për torturimin e një të burgosuri civil në një qendër të improvizuar burgimi të UÇK-së në fshatin Likovc në komunën e Skenderajt në vitin 1998 dhe fillim të vitit 1999.

Ai u denua me tete vjet burg nga  gjyqtarët në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në maj të vitit 2015, por Gjykata e Apelit ne Prishtine e uli denimin me shtate vjet burg ne teteor ne 2016.

Selimi ishte anetar i “Grupit te Drenices” i UCK, i cili ishte burimi i shumë liderëve politikë të Kosovës pas luftës, duke përfshirë edhe presidentin aktual Hashim Thaçi.

Tre ish-anëtarë të tjerë të grupit të Drenicës të UÇK-së, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi, gjithashtu u dënuan për torturimin e civilëve në qendrën e burgimit në Likovc.

Në qershor të vitit 2018, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se Gjykata e Lartë duhet të rishikojë çështjen kundër anëtarëve të grupit të dënuar të Drenicës.

Pas luftës, Selimi u emërua si komandant i Gardës së Kosovës, më pas komandant i Korpusit Mbrojtës të Kosovës.

Ai më pas u bë komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në vitin 2011, kur u emërua ambasador në Tiranë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com