December 25, 2024

Bulqizë/ 32-vjeçari nga Fieri gjendet i pa jete

Një 32-vjeçar nga Fieri, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur nga policia, është gjetur i vdekur brenda ambienteve të “Hotel Çupi” në qendër të Bulqizës, mëson Politiko.al.

Policia njofton paraprakisht, se i riu është gjetur paraditen e sotme i pajetë, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se eshtë gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një  32 vjeçar banues në Fier. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.

Burime bëjnë me dije për Politiko.al se 32-vjeçari po punonte ekskavatorist për një kompani në Bulqizë. Ndërkohë, raportohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32 vjeçarit.

Politico.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com