December 3, 2024

Në pelenat e fëmijëve zbulohen kimikate

Agjensia kombëtare e shëndetësisë në Francë, Anses thotë se ka gjetur kimikate në pelenat e foshnjave që tejkalojnë nivelet e sigurisë.

Testet gjetën substanca të cilat janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Anses tha se testet në pelena ishin të parat që u realizuan nga një organizatë kombëtare e shëndetit dhe sigurisë në botë.

Agjensia bëri thirrje për reagim të shpejtë duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që këto kimikate mund të paraqesin.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Agnès Buzyn tha se nuk kishte rrezik serioz ose të menjëhershëm për shëndetin e foshnjave.

Por në një deklaratë të përbashkët të ministrave të shëndetësisë, financave dhe mjedisit  u tha se qeveria i ka dhënë prodhuesve 15 ditë kohë për të ndërmarrë veprime.

Studimi është bërë në një numër markash të ndryshme të pelenave që janë në dispozicion vetëm në tregun francez.

Gjatë tre viteve të para të jetës fëmijë përdorin rreth 4.000 pelena, tha Anses. Raportoi nuk tregoi emrat e markave të testuara.

Disa marka të disponueshme në tregun francez shiten edhe në vende të tjera të botës.

Sipas Anses, u zbuluan një numër kimikatesh të rrezikshme tek pelenat që përmes urinës mund të hyjën në kontakt të gjatë me lëkurën e foshnjave.

Disa nga kimikatet mund të shkaktojnë alergji të lëkurës, tha Anses.

Facebook Comments

MineralHygienics.com