Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra. Ai është zëvendësuar nga Sonila Qato, ish Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Afrim Qendo është drejtori i dytë i shkarkuar, pas paralajmërimit të Politiko.al, se pas ministrave do ishte një listë e dytë me drejtorë që do të shkarkoheshin.
Kujtojmë që ditën e djeshme u shkarkua Klodian Gradeci, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST). Ndërsa në krye të OST u vendos Skerdi Drenova.