November 23, 2024

Pas dekretimit si minister i jashtem/ Rama: Zgjedhje e detyruar, do padisim Metën

Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm dhe emërimin e kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar me 77 pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij. Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar ministër i jashtëm me 78 vota pro. Gjithashtu Kuvendi ka vendosur të zgjasë me 30 ditë punën e komisionit të reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore, sikundër kanë apeluar edhe të dërguarit e Brukselit dhe OSBE-së, duhet miratohet sa më parë, që zgjedhjet e 30 qershorit të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Kryeministri Rama nga ana tjeter  pasi u votua si ministër i Jashtëm beri te ditur se, mazhoranca po përgatit një sërë padish ndaj Presidentit, të cilat do i çojë në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se janë një sërë shkeljesh të kreut të shtetit që do reflektohen në padi të ndryshme, pasi Meta ka thyer çdo traditë të zyrës së presidentit.

Them që votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhjeje të detyruar si pasojë e refuzimit të Presidentit për të dekretuar ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe thënë kjo dua që ta bëj të qartë për të gjithë opinionin publik se në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljet e kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës u detyrova të marr këtë vendim duke e besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhet cënuar se dhe nga ana tjetër nuk do duhej të zgjidhej një tjetër ministër i Jashtëm për një periudhë relativisht të shkurtër. Ne kemi përgatitur padinë në fakt do jetë një numër padish për një sërë shkeljesh nga ana e Presidebtit. Edhe në rastin konkret kemi përgatitur padinë pasi kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht në kushtet kur Presidenti i Republikës ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me të gjithë traditën e asaj zyre”, tha Rama.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com