May 17, 2024

Ministrja e re anulon koncesionin Thumanë-Kashar

Është anuluar koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2. Lajmi u përcoll gjatë mesditës, përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së re të Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas ministres së sapozgjedhur Balluku, fondi i ndërtimit të kësaj rruge do të shkojë për Paktin për Universitetin.

“Ky është komunikimi im i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetin. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ministrja

Facebook Comments

MineralHygienics.com